Gentian Ndoi kundërshtonte zgjedhjen e Joni Ketës si kreu i BKH, gjykata i rrëzon padinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2026, 16:52
Gjykata Administrative ka vendosur se emërimi i Joni Ketës në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) është i ligjshëm.
Ky vendim vjen pas një padie nga Gentian Ndoi, një zyrtar policie dhe kandidat për drejtimin e BKH-së, i cili kundërshtonte procedurën e përzgjedhjes.
Ndoi pretendonte se kishte marrë më shumë pikë në konkurs dhe se ai duhej të ishte emëruar drejtor. Megjithatë, gjykata ka rrëzuar këtë pretendim dhe ka konfirmuar zgjedhjen e Ketës si drejtues të Byrosë.
