IMT ZBARKON NË VLORË/ Rrënohen tre ndërtesa të paligjshme shkaktare për përmbytjet e mëparshme

Tre ndërtime të paligjshme mbi kanalin e ujërave të larta në Vlorë janë prishur sot nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, me mbështetjen e Policisë së Shtetit.

Në aksion ishte e pranishme kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, e cila bëri me dije se ndërhyrja ishte e domosdoshme për lirimin e kanalit dhe rikthimin e funksionit të tij normal.

Ndërtimet e paligjshme kishin shkaktuar më parë përmbytje dhe pengesa në rrjedhën e ujërave.

Bashkia njofton se aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim për pastrimin përfundimtar të kanalit.

Familjet e prekura do të kenë mbështetje sociale përmes programeve të strehimit dhe bonusit të banesës.