Aksident i rëndë në Rrogozhinë–Lushnje/ “Golf”-i përplas zetorin dhe e tërheq dhjetëra metra, mbeten tre të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2026, 15:25
Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Rrogozhinë–Lushnje, pranë fshatit Golem.
Sipas të dhënave të para, një automjet tip Volkswagen Golf është përplasur nga pas me një mjet bujqësor tip zetor.
Përplasja ka qenë e fortë dhe zetori është shtyrë për disa dhjetëra metra në rrugë.
Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona, drejtuesi i mjetit bujqësor dhe dy pasagjerë që udhëtonin në makinë.
Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga verifikimet e para, dyshohet se automjeti po lëvizte me shpejtësi të lartë në momentin e përplasjes. Shkaqet e plota pritet të sqarohen pas ekspertizës.

