Blegtorët e qumështit në protestë/ Protestë për uljen e çmimit të naftës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2026, 10:54
Blegtorët e qumështit dolën sot në protestë për të kërkuar rritjen e subvencioneve dhe mbështetje më të madhe nga qeveria për të stabilizuar tregun.
Ata theksuan se nuk mund të vazhdojnë me çmimet aktuale dhe shprehën shqetësimin për koston e lartë të prodhimit.
“Ne nuk jemi këtu për të ofenduar askënd, por për të bërë zërin tonë të dëgjohet. Në sektorin e blegtorisë kërkuam ngritjen e subvencioneve, pasi me aq pak sa marrim sot nuk ja dalim dot. Jemi të pakët në numër, por kërkojmë zgjidhje konkrete dhe përdorimin e qumështit vendas,” u shprehën ata gjatë protestës."
Protesta po zhvillohet sot dhe blegtorët paralajmërojnë masa të tjera nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.
