VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (7 - 8 Prill 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.

Britania e Madhe, pjesë të Ecropës Qendrore dhe gadishulli Iberik do të kenë mot të paqëndrueshëm me reshje shiu dhe stuhi ere, ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë kryesisht i kthjellët me pak vranësira, më të dukshme në zonat lindore. Temperaturat luhaten nga 5°C në 24°C, era fryn deri mbi 30 km/h dhe dallgëzim i ulët.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme, Ishujt Britanikë dhe gadishulli Iberik do të vijojnë me reshje shiu, ndërsa Evropa Lindore me reshje të pakta dëbore; pjesa tjetër e kontinentit do të ketë mot të të kthjellët dhe të ngrohtë.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, paraditja do të ketë kthjellime, ndërsa në zonat veriore-lindore mund të ketë reshje të pakta shiu; pasditja vijon me kthjellime. Temperaturat luhaten nga 4°C në 22°C, era fryn  mbi 35 km/h dhe dallgëzim 2 ballë.