Korreshi ironi te “Ligjet”: Ne i qamë hallin Karçanajt, ajo del me rroba banjo në jug…!

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka ironizuar ish drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, duke thënë se ia ‘qamë hallin’ se çfarë do bëhej me të dhe kush do tia paguante shtëpinë me qira.

Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, deputeti i PD tha se rezulton që Mirlinda Karçanaj ka vilë në Palasë.

Deklaratat ironizuese të Korreshit u bënë gjatë shqyrtimit të projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar”.

“Thamë për atë të AKSHI-t, Kërçanajn e shkretë, gjynah, nuk kishte ishte me qira. Mos, ku do vejë, se iku dhe nga detyra, kush do tia paguajë qiranë?! Kur del në Palasë ajo  e shkreta me rroba banje. I dolën vilat.

Kësaj ça ti bëjmë ne, se si kjo ka shumë e shumë të tjerë. Këto të pastrimit të parave me kë do merren me këta që do vijnë pas këtij ligji  apo do ketë edhe një rishikim të kësaj. Nga 2013 e dimë që çdo gjë është online, pse nuk janë zbuluar, a ka kapacitet kjo ndërmarrje të verifikojë kaq kontrata?”, tha ai.