PËRPLASJE NË KONFERENCËN E KRYETARËVE/ PD kundër ndryshimit të Rregullores, PS rrëzon kërkesën për hetim parlamentar të ARRSH-së
PS kërkon që në rend dite të futet dhe projektligji për disa ndryshime në Rregulloren e Kuvendit, por kjo është kundërshtuar nga PD me argument vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi rritjen e numrit të komisioneve parlamentare.
Në Konferencën e Kryetarëve po shqyrtohet projektkalendari për punimet 13 prill deri më 30 prill. PS kërkon që në rend dite të futet dhe projektligji për disa ndryshime në Rregulloren e Kuvendit, por kjo është kundërshtuar nga PD me argument vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi rritjen e numrit të komisioneve parlamentare.
“Me vetëdije ju e keni shkelur Kushtetutën. Dhe jo një herë, por dy herë. Me 8 me 0, Gjykata Kushtetuese ka thënë se Kryetari i Kuvendit e ka hedhur në erë Kushtetutën. Pra, Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë për shkarkimin tuaj, por ju e keni rrëzuar atë me votë politike.
Prandaj, ndryshimet e rregullores nuk janë emergjente, sepse Gjykata Kushtetuese nuk e ka zbardhur ende vendimin. Pra, nuk ka çështje urgjente për ta trajtuar. Po ju them: Gjykata Kushtetuese nuk e ka zbardhur vendimin. Prandaj, jua kërkoj me mirësjellje të bëheni garant i Kushtetutës. Parlamenti nuk mund të jetë tekë”, ka thënë Bardhi në konferencë.
Tjetër pikë e mbledhjes janë dhe kërkesat e depozituara nga opozita. Partia e Lirisë së bashku me firmat e Partisë Demokratike kërkon ngritjen e një komisioni hetimore “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar për realizimin e investimeve në infrastrukturën rrugore”. Kjo kërkesë është rrëzuar.
DEBATET
1. Komisioni Hetimor për kontratat koncensionare dhe tenderat për ndërtimin e rrugëve
Gazment Bardhi: Argumenti se kontratat janë subjekt i drejtësisë dhe se nuk mund të ketë komision hetimor nuk qëndron. Gjykata Kushtetuese, në një vendim të saj të vitit 2014, shprehet se fakti që organet e tjera kushtetuese përmbushin detyrat e veta nuk mund të shërbejë kurrsesi si argument për të refuzuar ushtrimin e detyrave nga Parlamenti.
Ne nuk po kërkojmë të bëjmë punën e prokurorisë, por të verifikojmë kontratat, të konstatojmë problematika, qoftë edhe për mënyrën se si funksionojnë institucionet, dhe të bëjmë propozime ligjore.
Dhe e përsëris, ju e keni detyrim kushtetues ngritjen e komisioneve hetimore. E vetmja çështje ku ju mund të pretendoni është objekti, formulimi i objektit. Ne jemi të hapur për propozimin tuaj në lidhje me objektin, nëse keni. Por nuk dëgjova që ju keni një formulim alternativ.
2. Debat për Rregulloren e Kuvendit
Gazment Bardhi: Me vetëdije ju e keni shkelur Kushtetutën. Dhe jo një herë, por dy herë. Me 8 me 0, Gjykata Kushtetuese ka thënë se Kryetari i Kuvendit e ka hedhur në erë Kushtetutën. Pra, Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë për shkarkimin tuaj, por ju e keni rrëzuar atë me votë politike.
Prandaj, ndryshimet e Rregullores nuk janë emergjente, sepse Gjykata Kushtetuese nuk e ka zbardhur ende vendimin. Pra, nuk ka çështje urgjente për ta trajtuar. Po ju them: Gjykata Kushtetuese nuk e ka zbardhur vendimin.
Prandaj, jua kërkoj me mirësjellje të bëheni garant i Kushtetutës. Parlamenti nuk mund të jetë tekë.
3. PD debaton me Klodiana Spahiun
Gazment Bardhi: Është e rëndë të vini e të shpifni këtu. Nuk ka asnjë rast të deputetit të opozitës që flet dhe punon kundër integrimit. Por, ndryshe nga ju, ne nuk bëhemi mburojë e korrupsionit. Ne themi: po, hiqini imunitetin zëvendëskryeministres së akuzuar për abuzime prej 1.1 miliardë euro. Ju thoni jo! Kush po e pengon dhe kush është kundër procesit të integrimit? Është opozita apo ju që ngrini kartonin e kuq ndaj prokurorisë? Çfarë thotë progres-raporti? Parlamenti pengohet nga mbikëqyrja e kufizuar e ekzekutivit. Pra, kush po e pengon? Ne që kërkojmë kontroll parlamentar apo ju që votoni kundër kontrollit? Kush nuk i zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese? Kemi qenë ne apo ju? Keni qenë ju që keni ngritur dy herë kartonin e kuq kundër Gjykatës Kushtetuese. Ju që vidhni po punoni pro Shqipërisë, ndërsa opozita që denoncon po punon kundër integrimit? Keni rrëzuar çdo instrument kontrolli.
4. Java e Gjebërt
Mbi javën e gjelbërt, Gazment Bardhi nuk ishte dakord se sipas tij, mazhoranca nuk është konsistente për propozimin e javës së gjelbërt më datën 30 prill.
Taulant Balla: Neni 40/1 pika 1, 2, 3 dhe 5 për programimin e jetës parlamentare, kërkesa është në përputhje me Rregulloren. Në këtë nen diskutohet për programimin e javës parlamentare. Kemi çështje urgjente në lidhje me adresimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi Rregulloren dhe ne duhet të jemi në punë për ta shqyrtuar.
Neni që Bardhi citon duhet lexuar në piken 5 të këtij neni që thotë që kur ka një çështje të caktuar nuk i referohet neneve pararendëse. Diskutimi është nëse çështja e GJK-së a është çështje me rëndësi. Gjykata nuk është futur në thelb të çështjes, as të procedurës, por në thelb të lirisë së shprehjes. Gjykata Kushtetuese ka shkelur ligjin e vet, duke mos e zbardhur brenda afatit 30 ditor. Dhe i besoj z. Bardhi në këtë pjesë që i ka llogaritur ditës. Ndaj Kuvendi nëpërmjet SP duhet t’i drejtohet GJK-së që ta zbardhë vendimin, sepse nuk mund të pengohet puna e Kuvendit. Gjej një falënderim për GJK-në që ka ruajtur vazhdimësinë e punës së Kuvendit. Kjo çështje është urgjente për t’u adresuar. Pretendimi që propozimi im nuk është i bazuar në rregullore bie.
Në lidhje me kërkesën e 39 deputetëve për ngritjen e komisionit hetimor, ajo duhet të respektojë 5 parime. Sipas vendimit të GJK-së, çdo çështje që është në gjykim nuk mund të shqyrtohet. Në këto kushte, në vlerësimin tonë, në tërësinë e vet që ka më shumë faqe firmat se thelb kërkese. Në kërkesë, sipas GJK-së nuk ka një rast ose çështje konkrete dhe jo të zëvendësojë prokurorinë dhe gjykatën. Bazuar në normën që parashikon ligji i posaçëm për komisionet hetimore, nuk e miratojmë këtë kërkesë për çuarjen e kërkesës në seancë plenare.
Meqënëse znj. Tabaku tha që do monitorojë Perëndinë në fushën e veprimtarisë së tij. Vendimet 20, 21 të GJK-së janë transportuar. Objekti duhet të jetë i qartë, konkret për një çështje të veçantë. Kërkesa duhet rrëzuar që të vijën dhe formën siç e kërkon Kushtetuesja dhe vendimet e transportuara të GJK-së.
E njëjta gjë edhe për kerkesën e opozitës për ngritjen e komisionir hetimor për AKSHI. Diskutimi për këtë çështje u ezaurua më sipër. është e qartë që Kuvendi nuk mund të trajtojë çështje që janë në shqyrtim nga një pushtet tjetër si ai gjyqësor. GJK-ja e ka forcuar këtë parim në mënyrë të vazhdueshme.
5. Debati Gazment Bardhi – Niko Peleshi
Gazment Bardhi: Nëse kërkesat e opozitës rrëzohen nga urrejtja politike, ky nuk është parlamentarizëm. Prandaj po ju pyes, kryetar, cili është roli i deputetëve, kur ju nuk pranoni as komisione hetimore, as interpelanca, as mocione me debat, as amendamente, as ligje?
Cili është roli i opozitës? T’ju bëjë fresk juve? Na thoni cili është roli ynë. Sepse na thoni “hajde të bashkëpunojmë” dhe “të jemi konstruktivë”, por kur ne e bëjmë këtë, ju rrëzoni gjithçka.
Ju, kryetar, jeni garant për funksionimin e Kuvendit. Na keni lexuar një fjalim që na ka prekur, ndërsa sot nuk gjej asnjë çështje që ju, si kryetar, e keni mbrojtur për opozitën.
6. Vendimet e Konferencës
Partia Socialiste nuk pranoi kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për ARRSH-në
PD nuk jep dakordësi për futjen e ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit në kalendarin e punimeve të Kuvendit
Në mungesë të dakordësisë, kalojnë për votim në seancë plenare.

