STERILIZIMI/ Beqaj: Nuk ka një shifër për vjedhjen, ose një veprim apo mosveprim timin! GJKKO: Prokurorët nuk kanë përmbushur detyrat

SeaNca per Strelizimin me të pandehur Ilir Beqaj. Prokuroria e Posaçme e përfaqësuar nga Eneid Nakuci dhe Edvin Kondili lexuan kërkesën për gjykim të bërë më herët pranë kësaj gjykate.

Gjykata e Posaçme tha se prokurorët nuk kanë përmbushur detyrat që iu lanë nga ana e tyre sa i përket saktësimit të akuzës “vjedhje duke shfrytëzuar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Ilir Beqaj: Nuk ka minimalisht një numër apo një shifër për vjedhjen, ose një veprim apo mosveprim timin. Nuk është përmbushur urdhri që iu dha nga ana e gjykatës. Nëse quhet i ezauruar ky moment, do shprehem më vonë.

Avokati Ermal Yzeiraj: Nuk ka çfarë saktësimi të bëjë prokuroria. Kjo që ka sjellë prokuroria është pa bazë ligjore, nuk ka ku mbështetet. Duhet të merret një vlerësim paraprak nga gjykata, nëse kjo e përmbush apo jo kërkesën e gjykatës.

SPAK: Kjo u kërkua nga ana e gjykatës, që prokuroria të sqarojë me shkrim se cila është akuza me të cilën është percjellë për gjykim i pandehuri.

Ka një fakt, që gjatë shqyrtimit të seancës paraprake, prokurorët e kanë bërë prezent faktin që në bindjen e tyre vazhdonte të ishte akuza e “shfrytëzimit të detyrës”. Nëse prokuroria nuk do të ndryshonte akuzën, gjykata do të kthente aktet.