ILIR BEQAJ MBETET NË QELI/ GJKKO refuzon 20 mijë euro garanci për ta lënë të lirë për abuzimet
Ilir Beqaj mbetet në paraburgim, pasi GJKKO refuzoi kërkesën e tij për lirim me garanci pasurore prej 20 mijë euro në kuadër të hetimeve për abuzim me fondet e BE. Gjykata vlerësoi se kushtet për ndryshim mase nuk qëndrojnë, ndërsa paralelisht vijon gjykimi edhe për Sterilizimin.
Ilir Beqaj nuk do të do të dalë nga paraburgimi as me 20 mijë euro garanci pasurore.
Gjykata e Posacme refuzoi një kërkesë të ish-ministrit për zëvendësim të masës “arrest në burg” për cështjen e abuzimeve me fondet e Bashkimit Europian në cilësimë e ish kreut të Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, e njohur shkurt si SASPAC
Beqaj u arrestua në Korrik të vitit 2024, ndërsa akuzohet nga prokuroria e Posacme për veprat penale korrupsion pasiv, shkelje e barazisë në tenderë, falsifikim dokumentesh, mashtrim, mashtrim në bashkëpunim dhe mosdeklarim pasurie.
Në kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë, krahas garancisë pasurorore, Beqaj pretendoi se se për shkak për shkak të fazës së shqyrtimit paraprak ku ndodhet dosja, AI nuk ka asnjë mundësi të ndikojë te provat.
Po ashtu, ai ka pohuar se nuk rrezikon as të largohet, duke përdorur si argument, gjyqin tjetër në gjykatën e Posaçme, atë të dosjes “Sterilizimi”.
Por togat e zeza të gjykatës së posacme, e rrëzuan edhe këtë përkje të ish ministrit për liri.
Si pjesë e hetimit për abuzimet me fondet e BE, SPAK ka vendosur në sekuestro preventive një apartament të dyshuar të fshehur nga Beqaj, 3 llogari bankare të të pandehurve me vlerë rreth 200 mijë euro gjithsej, 19.4% e aksioneve të “Gzona” dhe 3 makina.
Paralelisht me këtë çështje, Ilir Beqaj po gjykohet në gjykatën e Posacme, në cilësinë e ish ministrit të Shëndetësisë për koncensionin me vlerë 100 milion euro të Sterilizimit të pajisjeve mjekësore.
Në këtë dosje, Beqaj është ndarë nga bashkëtëpandehurit e tjerë, mes të cilëve ish zëvendës ministrit Klodjan Rrjepaj dhe biznesmeni përfituesi Ilir Rrapaj, të cilët u shpallën fajtorë dhe u dënuan pak javë më parë nga Gjykata e Posacme kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar
