Deputetët e PD-së në GJKKO dëshmojnë në gjyqin Zyra Islamajt: I qëndrojmë kallëzimit

Dëshmia e deputetes Elda Hoti: I qëndroj kallëzimit që ne kemi bërë si grup. I qëndroj kallëzimit tim që zonja ka shpëdorur detyrën. Cdo shpjegim e kemi dhënë në kallëzim. Ne jemi deputetë të Republikës, nuk ka ndodhur kurrë që ne të thirremi si dëshmitarë. Ka një grup aty që mbledh faktet dhe ne si grup parlamentar i Partisë Demokratike bëjmë kallëzime.

Unë i qëndroj kallëzimit. Verifikime në terren janë bërë, nuk bëhet kallëzim pa fakte dhe prova. Unë personalisht nuk kam shkuar në Tropojë që ta shoh.

Ne nuk kemi ardhur për tu tallur këtu. Sot për respekt të gjykatës jemi një grup deputetësh këtu. Nuk kam qenë në Tropojë të verifikoj është ndërtuar apo jo ura, apo se me çfarë materialesh është ndërtuar. Ndërtuesi Rrok Gega e ka pranuar vetë që Zyra Islamaj ka ndëryrë për ndërtimin e urës për motrën e saj.

Dëshmon Gazmend Bardhi: Ne kemi kallëzuar për shpërdorim detyre nënkryetarin e Bashkisë Tropojë, pas informacioneve publike të bëra në një emision investigativ. Verifikimet përkatëse janë detyrë e organit të prokurorisë.

Deshmon Bledion Nallbati: Referuar një emisioni është bërë një kallzim nga grupi parlamentar i PD. Kemi parë faktet e publikuara në media dhe është bërë kallzimi. S'kam pse të bëj verifikim për urën.

Dëshmia Xhelal Mziu: Duke u bazuar në emisionin “Piranjat” kemi parë të rëndësishme që dyshohej për një vepër penale “shpërdorim detyre”. Në këtë kontekst unë dhe disa kolegë  kemi bërë një kallëzim. Ne nuk kemi mjaftueshëm kohë të shkojmë të bëjmë verifikime në Tropojë.