Seanca për Gërdecin/ Fatmir Mediu para SPAK, avokati thekson mungesën e provave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2026, 12:17
Avokati i Fatmir Mediut, zoti Visha, ka deklaruar se seanca e fundit e gjykatës së posaçme ishte e fokusuar vetëm mbi protagonizmin dhe jo mbi prova konkrete. Ai theksoi se nuk ka asnjë përcaktim të qartë të veprimit ose mosveprimit të klientit të tij që të mbështesë akuzat e prokurorisë.
“Seanca ishte vetëm për protagonizmin; nuk ka prova që të mbështesin këtë argument të prokurorisë,” u shpreh avokati.
Sipas Mediut, përpjekjet për ta kthyer çështjen në një proces politik janë të dukshme, pasi çështja duhet të trajtohet si shpërdorim detyre, dhe jo si çështje direkte për ngjarjet e Gërdecit.
Fatmir Mediu u paraqit sot para SPAK, duke theksuar se procesi është i ndikuar nga faktorë politikë dhe jo nga provat konkrete.
