VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (4 - 5 Prill 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
Gadishulli Skandinav do të përfshihet nga reshje të dendura shiu dhe dëbore për shkak të një cikloni, ndërsa Peloponezi dhe brigjet e Detit të Zi do të kenë mot të paqëndrueshëm me rrebeshe; pjesa tjetër e Evropës do të dominohet nga mot i kthjellët.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, paraditja do të jetë me kthjellime, sidomos në bregdet, ndërsa pasdite priten vranësira dhe reshje në lindje. Temperaturat luhaten nga 2°C në 21°C, era fryn mbi 45 km/h dhe dallgëzim 3 ballë.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme, Evropa Veriore dhe Lindore do të kenë reshje shiu e dëbore dhe stuhi, ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit do të jetë me mot të kthjellët dhe të ngrohtë.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë kryesisht i kthjellët me pak vranësira në lindje dhe pa reshje, ndërsa pasdite kthjellimet do të dominojnë në të gjithë vendin. Temperaturat luhaten 3°C në 23°C, era fryn deri mbi 35 km/h dhe dallgëzim i ulët.

