Temperatura e lartë rrezik për fëmijët! Mjekja Bushati: Qetësia, çelësi për menaxhimin e situatës. Ja si duhet vepruar

Shumë prindër ndihen të pafuqishëm kur fëmijët e tyre përjetojnë temperaturë të lartë dhe dridhje të trupit. Sipas mjekeve prindërit duhet të jenë të përgatitur dhe të konsultohen me mjekët për veprimet e nevojshme qe mund te ndjekin.

Shumë prindër ndihen të painformuar kur fëmijët e tyre përjetojnë situata të paparashikuara shëndetësore, si konvulsionet febrile.

Sipas Aida Bushatit, neuro-pediatre, nuk është gjithmonë e mundur të parandalohen të gjitha gjendjet shëndetësore, por prindërit mund të jenë të përgatitur për t’i menaxhuar ato në mënyrë të sigurt.

Mjekja thotë se nëse fëmijës tuaj ju ndodh një konvulsion febril ose ndryshe dridhje të trupit prindërit duhet të qëndrojnë të qetë dhe të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë më shumë fëmijën.

Bushati thekson gjithashtu se përdorimi i menjëhershëm i antibiotikëve nuk është gjithmonë i nevojshëm.

Mjekja apelon për edukimin e prindërve në mënyrë që të jenë të përgatitur për të menaxhuar situata të papritura.