"Skema 2026 e bujqësisë rrit fonde"/ Rrapaj: Por fermerët shqiptarë dalin të zbuluar ndaj rajonit
Në emisionin “Alert” ishte i ftuar Agim Rrapaj, kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, për të diskutuar mbi skemën e re të mbështetjes për bujqësinë për vitin 2026.
Ai analizoi të mirat dhe mangësitë e paketës financiare që vjen me një rritje prej 16% të fondeve.
Rrapaj theksoi se, pavarësisht rritjes, mbështetja direkte për fermerët shqiptarë mbetet më e ulët se ajo e fqinjëve në rajon.
"Në Kosovë mbështetja është gati dyfish, në Maqedoni e Serbi gjithashtu më e madhe. Fermerët tanë dalin të zbuluar për sa i përket konkurrueshmërisë."-tha ai.
Ai nënvizoi gjithashtu problematikën e informalitetit, pasi skema nuk njeh grupimet apo kooperativat e fermerëve, duke lënë jashtë një pjesë të madhe të prodhuesve.
"Është koha që të mendohet një ligj për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor, që të njohim këto grupime dhe t’u japim mundësinë të përfitojnë nga mbështetja."- u shpreh Rrapaj.
Rrapaj përfundoi duke thënë se pa adresuar këto dy çështje, skema rrezikon të mos arrijë objektivin e saj kryesor: rritjen e konkurrueshmërisë dhe mbështetjen gjithëpërfshirëse të sektorit bujqësor.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ALERT" NË ORA NEWS:

