Në garë për drejtimin e shërbimeve në qendrën spitalore “Nënë Tereza”/ Shpallet lista e mjekëve që u kualifikuan për kandidim
Shpallet lista me kandidatët e kualifikuar për zhvillimin e intervistës për drejtues të shërbimit në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”.
Komisioni i Posaçëm për përzgjedhjen e drejtuesve të shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në përfundim të verifikimit të dokumentacionit, ka shpall listën e kandidatëve të kualifikuar për zhvillimin e intervistës, sipas shërbimeve përkatëse, ku në garë janë:
Gjatë intervistës, kandidatët paraqesin platformën strategjike katërvjeçare, e cila integron zhvillimin e shërbimit mjekësor, avancimin e mësimdhënies dhe fuqizimin e kërkimit shkencor, me një vizion të qartë, objektiva specifikë dhe të matshëm, si dhe rezultate konkrete të pritshme.
Gjithashtu, paraqitet kuadri për implementimin teknologjik, strategjia për zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe modeli për administrimin efikas të shërbimit. Intervista synon gjithashtu vlerësimin e aftësive profesionale dhe organizative të kandidatëve në drejtimin e strukturave shëndetësore.
Shërbimi i Anestezi Reanimacionit- Krenar Lilaj;
Shërbimi Onkohematologjisë Pediatrike- Donjeta Bali;
Shërbimi i Nefrologjisë dhe Dializës Pediatrike- Diamant Shtiza;
Shërbimi i Alergologjisë- Mehmet Hoxha;
Shërbimi i Dermatologjisë- Monika Fida;
Shërbimi i Toksikologjisë Klinike- Irena Marko / Gentian Vyshka;
Shërbimi i Neurologjisë- Ilirjana Zekaj;
Shërbimi i Onkologjisë- Helidon Nina;
Shërbimi i Reumatologjisë- Artur Zoto;
