Plas debati në Kuvend/ Balla i drejtohet Mediut: Shko jep hesape para drejtësisë, ke vr*rë 26 persona

Seanca e sotme plenare ka nisur me debate mbi paralajmërimin e ambasadës amerikane në Tiranë për sulme të mundshme iranianë në vendin tonë.

Deputetët e opozitës kërkuan që njoftimi i ambasadës mos të minimizohet dhe që qeverisja të japë sqarime mbi situatën.

Në përgjigje të këtyre qëndrimeve, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla u përfshi nnë një debat të ashpër me deputetin e opozitës Fatmir Mediu,

Balla iu drejtua Mediut duke thënë se ai duhet të japë llogari para drejtësisë lidhur me ngjarjen e Gërdecit, ku humbën jetën disa njerëz.

“Jep hesap para drejtësisë, mos më hajde këtu fare! Ti shko jep llogari para drejtësisë ke vrarë 26 persona. Na bën si përfaqësues i amerikanëve ka 20 vjet. Mjaft na bërë sikur je përfaqësues i kongresit”, i tha Balla, Mediut.

Kreu i Grupit të PS-së deklaroi se nuk ka informacion zyrtar për rrezik konkret ndaj Shqipërisë dhe i bëri thirrje opozitës të shmangë sipas tij, “teatrin politik”.