ZVARRITET “VELIAJ”/ Prokurori i SPAK: Strategji për shtyrje procesi. Avokati: Duam LIVE
Gjyqi ndaj Erion Veliajt në Gjykatën e Posacme vijon të zvarritet mes debateve të forta, ku SPAK flet për strategji shtyrjeje, ndërsa mbrojtja mohon dhe kërkon transparencë me transmetim live.
Gjyqi me themel në gjykatën e Posacme ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij dhe 28 personave e shoqërive bashkë të pandehur vijon të zvarritet.
Prokurori i SPAK, Ols Dado në seancën e kësaj të mërkure përsëriti dyshimet për një strategji të menduar për shtyrjen e procesit, pasi ndërtuesi Fatmir Bektashi kërkoi ndarjen e dosjes.
Ols Dado: Është strategji për të shtyrë procesin, kemi 8 muaj që s’po arrijmë dot të futemi. Është sjellja e Erion Veliajt dhe avokatit të tij. Kërkesën për ndarje të çështjes ndaj Fatmir Bektashit, që kërkon avokati Sokol Hazizaj, e shikojmë të pabazuar në ligj. S’ka në thelb procedural dhe nuk paraqet interes për ekonominë gjyqësore.
Plarent Ndreca në rolin e avokatit të Erion Veliajt që nuk u paraqit në seancë para gazetarëve mohoi një strategji zvarritje por tha se procesi po zhvillohet në mënyrë të nxituar dhe me gabime proceduriale.
Avokati I Veliajt foli për sjellje emocionale të prokurorisë, ndërsa zbuti në public qëndrimet me gjuhë të fortë që mban përballë përfaqësuesit të SPAK në sallën e gjyqit për të cilin kërkon transmetim të drejtpërdrejtë në media.
Gjykata e Posacme ndërkohë vendosi se ndërtuesi Fatmir Bektashi nuk do të ndahet nga Erion Veliaj në këtë process gjyqësor, duke rrëzuar kërkesën dhe argumentet e përcjella përmes avokatit.
Sokol Hazizaj: Duke qenë se narrativa nuk ka ndonjë debat për Fatmir Bektashin, kërkojmë ndarjen e procesit për të mos vazhduar me shtyrje. Në kërkesën time nuk e bëj në paragjykime, por mendoj që është tej paragjykimeve në këtë proces. Unë po bëj një kërkesë të thjeshtë.
Gjykata e Posacme vendosi që seanca e radhës e procesit do të mbahet më 3 prill, ndërsa udhëroi shoqërimin e detyrueshëm të ish gardianit , Fatjon Braçi I cili I dha kryebashkiakut të Tiranës celularin për të komunikuar gjatë shoqërimit nga paraburgimi I Durrësit për një seancë.
Në gjykatë nuk u paraqit as ish deputetja Klotilda Bushka që akuzohet për pengim të drejtësisë.
Kryebashkiaku I Tiranës ndodhet në paraburgim prej 10 shkurtit kur u arrestua me urdhër të SPAK, që ka ngritur ndaj tij 13 akuza për vepra penale që përfshijnë korrupsion, shpërndorim detyre, fshehje pasurie dhe futje të sendeve të ndaluara në burg.
