"Votoni, Anila Skejën"/ Berisha thirrje shqiptarëve në Londër të mbështesin kandidaten shqiptare në Partinë Konservatore
Sali Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Barnet në London të mbështesin kandidaten e Conservative Party, Anila Skeja.
Përmes një videomesazhi, Berisha e prezanton Skejan si një përfaqësuese të komunitetit shqiptar dhe një figurë aktive në jetën politike dhe shoqërore.
Ai përmend angazhimin e saj në politikë, si dhe faktin që ajo vazhdon studimet në King's College London, duke e kombinuar këtë me punën për komunitetin.
Mesazhi i tij drejtohet bashkëkombasve në zonën e Barnetit Lindor, me një ftesë për ta votuar në zgjedhjet vendore.
Ai e konsideron Skejan si një zgjedhje të përshtatshme për përfaqësimin e shqiptarëve në këtë zonë dhe një mundësi për të rritur zërin e komunitetit në institucionet lokale.
VIDEOMESAZHI I KRYEDEMOKRATIT:

