Seanca në GJKKO/ Veliaj ‘lexon me qetësi’ dosjen nga qelia, ndërsa bashkëpunëtorët e tij përballen me drejtësinë. Avokatët kërkojnë ndarjen e çështjes, SPAK: Po e përdorni për shtyrje të procesit
Në Gjykatën e Posaçme ka filluar senaca e rradhës gjyqsore për Erjon Veliaj dhe bashkpuntorët e tij.
Para gjykatës vetë i pari i tiranës nuk është paraqitur por po përfaqësohet përmes avokatit të tij ish-deputetit Plaurent Ndreca.
Veliaj ka dërguar një shkresë gjykatës ku thoshte qe është duke lexuar dosjen që i kanë dërguar ne IEVP Durrës dhe me pas do paraqitej vete ne seance.
Mësohet gjithashtu se biznesmeni Abule është paraqitur në gjykatë.
Kujtojmë se, Abule ndodhet në gjyq në lidhje me dosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Në gjykatë mungon edhe ish-deputetja, Klotilda Bushka.
Në gjykatë Avokati i Fatmir Bektashit kërkoi veçimin e dosjes për të pandehurin e tij.
Fatmir Bektashi kërkon ndarjen e procesit gjyqësor.
Sokol Hazizaj: Duke qenë se narrativa nuk ka ndonjë debat, për Fatmir Bektashi. Kërkojmë ndarjen e procesit për të mos vazhduar me shtyrje. Në kërkesën time nuk e bëj në paragjykime por mendoj që është tej paragjykimeve në këtë proces. Unë po bëj kërkesë të thjeshtë.
Ols Dado: Është strategji për të shtyrë procesin, kemi 8 muaj që spo arrijmë dot të futemi. Është sjelllja e Erion Veliajt dhe avokatit të tij. Nëse kërkesa për ndarje të çështjes ndaj Fatmir Bekteshit që kërkon avokati Sokol Hazizaj. E shikojmë të pabazuar në ligj. Ska një thelmb procedural. Nuk paraqet interes për ekonominë gjyqësore.
Plarent Ndreca: Nuk është hera e parë që Ols Dado përmend 6 apo 8 muaj. Kërkon të bëjë bashkë edhe gjykimin paraprak por nuk kemi qëllim për të shtyrë seancën se unë jam këtu. Seancës unë dua ti jap atë që ka nevojë, porces të rregullt gjyqësor. Jemi për proces që të zhvillohet me shpejtësi por pa shkelur të drejtat procedurale. Për kërkesën ne bashkohemi me Artan Simonin për të shtyrë seancën. Mendoj qe kërkesa e avokatit të Fatmir Bektashi nuk mund të bëhet në këtë fazë. Se duhet te shprehen të gjitha palët.
Gjykata nuk vendos për kërkesën e avokatit Sokol Hazizaj për gjykim të shkurtuar për Fatmir Bektashin. Gjykata shprehet se do të vendos kur të zhvillohet një proces i rregullt.
Gjykata vendos që ish-polici i burgut, Fatjon Braci të shoqërohet në mënyrë të detyrueshme në sallë për seancën e radhës.
