SPAK kërkoi rikthimin e tij në burg, Jorgo Goro vetëdorëzohet në policinë e Vlorës

Jorgo Goro, ush-kryebashkiaku i Himarës ndodhet në Komisariatin e Vlorës, pasi policia ekzekutoi mbrëmjen e djeshme urdhër-vendimin për masën e sigurisë “arrest me burg”.

Jorgo Goro duhet të rikthehet në qeli vetëm 7 muaj pas lirimit nga burgu, pas një vendimi të formës së prerë të Apelit të Posaçëm të GJKKO-së.

 Pas konfirmimit të dënimit me 2 vite burg (të reduktuara në 1 vit e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar), SPAK ka bërë përllogaritjen e kohës së vuajtur në paraburgim dhe ka dalë në përfundimin se Goros i mbeten edhe 6 muaj e 10 ditë për të shlyer.

Vendimi i Apelit lidhet me çështjen e tjetërsimit të një prone në zonën e Livadhës, për të cilën Goro ishte dënuar edhe në shkallë të parë nga GJKKO më 30 korrik 2025 me 2 vite burg. Ndërkohë, më herët ai kishte vuajtur 17 muaj burg nga një tjetër dënim prej 2 vite e 20 ditësh, lidhur me tjetërsimin e 10 mijë metrave katrorë tokë në Gjilek të Himarës, nga i cili përfitoi ulje dënimi për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar dhe u lirua.

Senaca e radhës ndaj Erjon Veliajt do të zhvillohet më datë 3 prill ora 9:00