Google ndryshon 'lojën'/ Përdoruesit mund të ndërrojnë adresën e Gmail për herë të parë!

Google ka filluar të lejojë disa përdorues të Gmail të ndryshojnë adresën e tyre të email-it. Ky opsion është i disponueshëm aktualisht vetëm për përdoruesit në SHBA dhe nuk është për të gjithë.

Përdoruesit mund të ndryshojnë adresën e llogarisë duke shkuar te cilësimet e llogarisë, pastaj te Personal info > Email > Google Account email dhe më pas të klikojnë mbi “Change Google Account email”.

Çdo përdorues mund të bëjë këtë ndryshim vetëm një herë çdo 12 muaj.

Edhe pas ndryshimit, adresa e vjetër do të qëndrojë si alternativë, dhe përdoruesit do të kenë qasje në të gjitha email-et dhe mesazhet e mëparshme. Ndryshimi nuk e humb informacionin e përdoruesit, përfshirë fotot dhe të dhënat në shërbimet e Google.

Konkurrentët e Google, si Apple dhe Microsoft, ofrojnë gjithashtu mundësi për të ndryshuar ose shtuar adresa alternative në llogaritë e tyre, për të përditësuar identitetin digjital pa humbur qasjen në të dhëna.