Trump 'shpërthen' kundër Francës: Asnjë ndihmë kundër 'kasapit' të Iranit!

Presidenti amerikan Donald Trump kritikon Francën për rolin e saj në luftën kundër Iranit, duke thënë se vendi evropian nuk lejoi fluturimin e avionëve me furnizime ushtarake për Izraelin.

Trump shton se Franca nuk ofroi ndihmë në përballjen me udhëheqësin iranian, të cilin e quan “Kasapi i Iranit” dhe që sipas tij u eliminua me sukses.

Ai shprehet se SHBA nuk do ta harrojë mungesën e mbështetjes franceze.