Në gjendje të dehur, 30-vjeçari përfundon te Trauma me pl*gë th*ke

Një 30-vjeçarë është paraqitur rreth orës 17:30 në Spitalin e Traumës me plagë me thike. Blutë sqarojnë, se 30-vjeçari me inicialet Xh.D dyshohet se, në gjendje të dehur, është vetëdëmtuar me mjet prerës.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/ Informacion paraprak

Me datë 27.03.2026, rreth orës 17:30, shtetasi Xh.D., 30 vjeç, banues në fshatin Dushaj, dyshohet se, në gjendje të dehur, është vetëdëmtuar me mjet prerës (thikë).

30-vjeçari është transportuar drejt Spitalit të Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.