VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (27 - 28 mars 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.

Mesdheu paraqitet me mot të paqëndrueshëm, rrebeshe shiu dhe stuhi ere, më të theksuara në veriperëndim të Ballkanit, ndërsa Evropa Lindore dhe Britania me vranësira e reshje. Pjesa tjetër e Evropës paraqitet më e qëndrueshme.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, paradite vendi paraqitet me rrebeshe shiu, më të dendura në Veri dhe Qendër, si dhe dëborë në zona malore.

Pasdite moti përmirësohet gradualisht. Temperaturat luhaten -2°C deri në 16°C. Era fryn e fortë deri mbi 45 km/h, dallgëzim mbi 3 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme, gadishulli Skandinav dhe Alpet priten me vranësira dhe reshje shiu e dëbore, herë pas here me stuhi ere. Ballkani me reshje të pakta, ndërsa Evropa Lindore dhe Britania me kthjellime.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, do të priten kthjellime dhe vranësira, më të theksuara në Lindje, me reshje dëbore në zona malore. Pasdite reshje të izoluara në verilindje e juglindje.

Temperaturat luhaten 0°C deri në 18°C. Era mesatare deri mbi 35 km/h, dallgëzim 2 ballë.