'Hatërmbetja' e Trump ndaj Merz për mosdhënien e ndihmës në Ngushticën e Hormuzit, DW: Kancelari ka pasur kritika për l*ftën
Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar përsëri aleatët e NATO-s dhe kancelarin gjerman Friedrich Merz për mosdhënien e ndihmës në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit.
Gjatë një konference në Miami, Trump tha se aleatët, duke përfshirë Francën dhe Britaninë e Madhe, nuk po mbështesin SHBA-në në këtë çështje strategjike, dhe iu referua deklaratave të Gjermanisë se “kjo nuk është lufta jonë”.
Nga ana tjetër, kancelari Merz ka kritikuar Trump-in për mënyrën se si po trajtohet situata me Iranin, duke e cilësuar operacionin aktual si një përshkallëzim me rrezik të lartë dhe pa rezultat të qartë.
Merz tha se nuk sheh strategji të qartë në këtë konflikt, por shtoi se nëse arrihet një armëpushim, Gjermania është e gatshme të ofrojë ndihmë, përfshirë mbrojtjen e Ngushticës së Hormuzit së bashku me vendet e tjera.
