Sulmi i tretë brenda 10 ditësh/ Goditet sërish centroli bërthamor i Bushehirit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2026, 08:48
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) njofton se Irani ka raportuar një sulm të ri pranë centrali bërthamor të Bushehirit, incidenti i tretë brenda 10 ditësh.
Sulmi nuk ka shkaktuar dëmtime në reaktor dhe nuk ka pasur rrjedhje rrezatimi, dhe centrali vazhdon të funksionojë normalisht.
Megjithatë, drejtori i përgjithshëm i IAEA, Rafael Grossi, paralajmëron për rreziqet që mund të sjellin sulmet ndaj një reaktori bërthamor, duke rrezikuar aksidente me pasoja serioze për rrezatimin dhe sigurinë e popullsisë.
Ai kërkon nga të gjitha palët të tregojnë përmbajtje ushtarake dhe të shmangin çdo përshkallëzim që mund të rrezikojë sigurinë bërthamore në rajon.
