SHBA PËRDOR DRONË DETARË! Pentagoni konfirmon përdorimin në operacione në Lindjen e Mesme
SHBA ka përdorur mjete detare pa pilot në operacionet kundër Iranit. Pentagoni konfirmon se ato shërbejnë për patrullim dhe mbikëqyrje në rajon.
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur mjete detare pa pilot për patrullime në kuadër të operacioneve kundër Iranit, duke konfirmuar për herë të parë përdorimin e këtyre platformave në një konflikt aktiv. Lajmi është bërë i ditur nga Pentagoni, ndërsa këto mjete mund të përdoren si për vëzhgim ashtu edhe për sulme të mundshme.
Sipas autoriteteve amerikane, bëhet fjalë për mjete të tipit GARC, të ndërtuara nga një kompani me bazë në Maryland, të cilat janë përdorur për patrullime në kuadër të operacionit të quajtur “Operation Epic Fury”. Këto mjete kanë realizuar mbi 450 orë patrullime dhe më shumë se 2200 milje detare në rajon.
Përdorimi i mjeteve të tilla vjen në një kohë kur teknologjia e dronëve detarë po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në konfliktet moderne. Ukraina ka përdorur më herët mjete të ngarkuara me eksploziv për të goditur flotën ruse në Detin e Zi, ndërsa Irani është akuzuar për sulme ndaj cisternave të naftës në Gjirin Persik.
Megjithatë, nuk ka indikacione se SHBA i ka përdorur këto mjete për sulme direkte, duke theksuar se ato janë angazhuar kryesisht për misione patrullimi dhe mbikëqyrjeje.
