RIKTHIM NË LIRI! Balena kthehet në det të hapur pas operacionit të shpëtimit në Gjermani, pranë Timmendorfer Strand
Një balenë me gunga, e bllokuar në një breg rëre pranë Lubek-ut në Gjermani është çliruar pas disa ditësh përpjekjeje nga autoritetet dhe ka arritur të lëvizë drejt ujërave më të thella. Ajo po shoqërohet nga ekipet e shpëtimit, ndërsa ekspertët shpresojnë që të vazhdojë drejt Danimarkës dhe më tej në oqean.
Një balenë rreth 15 metra e gjatë është kthyer në det të hapur pas një operacioni disa ditor për ta nxjerrjë nga një cekëtirë ranore ku kishte ngecur.
Balena me gunga ishte parë për herë të parë e bllokuar pranë zonës turistike të Timmendorfer Strand në qytetit bregdetar të Lübeck.
Ekipet e shpëtimit përdorën mjete të rënda për të hapur një kanal në rërë, duke i krijuar balenës një rrugë drejt detit.
Sipas biologut Robert Marc Lehmann, ajo rifitoi forcë gjatë natës dhe lëvizjet që kreu mëngjesin e së premtes rezultuan se suksesshme, të paktën sa për tu larguar rreth 300 metra nga bregu.

Aktualisht, ajo po shoqërohet nga disa varka, përfshirë rojën bregdetare, për t’u siguruar që të mos kthehet sërish në ujëra të cekëta. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se rreziku nuk ka kaluar plotësisht.
Balena ka ende një rrjetë të mbërthyer në gojë dhe nuk ka qenë e mundur vendosja e një pajisjeje gjurmuese për shkak të gjendjes së saj. Autoritetet lokale janë optimiste se ajo do të vazhdojë drejt veriut, në drejtim të Danimakrës.
Megjithatë, për të arritur habitatin e saj natyror, balena një nga gjitarët më të mëdhenj të detit duhet të dalë nga Deti Baltik dhe të vazhdojë drejt Detit të Veriut dhe më pas në Oqeanin Atlantik.

