Pl*gosen 12 ushtarakë amerikanë në Arabinë Saudite teksa Trump këmbëngul se pala iraniane kërkon marrëveshje
Një muaj pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, tensionet mes Iran dhe SHBA-Izrael vazhdojnë.
Një sulm iranian ndaj bazës ajrore amerikane Prince Sultan në Arabinë Saudite ka plagosur 12 ushtarakë amerikanë, dy prej tyre në gjendje të rëndë.
Presidenti amerikan Donald Trump thotë se bisedimet me Iranin po vazhdojnë dhe se pala iraniane kërkon një marrëveshje.
Ai po ashtu ka kërkuar hapjen e Ngushtica e Hormuzit, e cila ka qenë e bllokuar që nga fillimi i marsit.
Trump ka kritikuar edhe NATO për mos-përfshirje në konflikt, duke paralajmëruar mundësinë e reduktimit të fondeve. Ai ka paralajmëruar gjithashtu se SHBA ka ende objektiva të tjera për të goditur në Iran.
Në këtë situatë, edhe Jemeni ka nisur raketa drejt Izraelit, ndërsa rebelët Huthi pro-iranianë paralajmërojnë se mund të bashkohen në konflikt nëse sulmet kundër Iranit nuk ndalen. Konflikti vazhdon të mbajë në tension të lartë rajonin dhe tregjet globale.

