Goditet nga dronët rajoni i Yaroslavl, nga s*lmi humbi jetën një i mitur

Një fëmijë ka humbur jetën si pasojë e një sulmi me dron në rajonin e Yaroslavl, në Rusi, ndërsa prindërit e tij ndodhen në gjendje të rëndë në spital.

Lajmi është konfirmuar nga guvernatori i rajonit, Mikhail Evrayev, i cili bëri të ditur se sulmi ka shkaktuar pasoja të rënda për civilët.

Sipas raportimeve, një tjetër banor i një ndërtese pranë vendit të ngjarjes ka mbetur i plagosur dhe po merr trajtim mjekësor.

Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të sulmit, ndërsa incidenti vjen në një kohë kur sulmet me dron në territorin rus janë shtuar, duke rritur shqetësimet për sigurinë e popullsisë civile.