Me qeset plot me ushqime/ Balliu dhe Noka vizitojnë të burgosurit nga protesta e 22 marsit
Me qese me produkte ushqimore ne duar jane paraqitur ne dyert e burgut Klevis Balliu dhe Flamur Noka .
Gjatë protestës, disa individë hodhën lëndë djegëse (molotovë) drejt forcave të rendit dhe disa institucioneve.
Si pasojë, 6 punonjës të Policisë u dëmtuan, u trajtuan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
U shkaktuan dëmtime materiale: disa koshash mbeturinash u dogjën, si dhe një automjet policie u përfshi nga flakët.
Në vijim të hetimeve, 24 persona u identifikuan për veprime të kundërligjshme:15 persona u arrestuan në flagrancë, duke përfshirë qytetarë të ndryshëm me moshë nga 19 deri 58 vjeç.
5 të mitur dhe disa shtetas të tjerë janë nën procedim penal.
Procedimi penal u hap edhe ndaj deputetit K. B., për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Shtyrja e të miturit më krim”.
Hetimet vijojnë për të identifikuar pjesëmarrësit e tjerë të mundshëm.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.
