Vijon detyrën si Drejtues Politik i PS për Diasporën/ Balla: Në zgjedhjet 2027, synojmë të fitojmë të gjitha bashkitë e qarqeve

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, do të vijojë detyrën si Drejtues Politik i PS për Diasporën dhe është emëruar edhe Drejtues Politik për Qarkun e Tiranës.

Balla shprehet se në zgjedhjet e 11 Majit, Partia Socialiste mori dy nga tre vota të shqiptarëve jashtë vendit, në rreth një çerek milioni të regjistruar.

Ai thotë se për zgjedhjet vendore të 2027-ës në Tiranë, synimi i PS është të fitojë të gjitha bashkitë e qarkut pa përjashtim.

Postimi i plotë i Taulant Ballës: