NESËR NË SHESH/ PD shpërndan mesazhin strukturave: Rezistenca jonë s'ndalet deri në largimin e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2026, 11:46
Nesër në orën 18:00 do të mbahet protesta e opozitës në Bulevardin kryesor të qytetit.
Mesazhi i Partisë Demokratike për qytetarët thotë se protesta synon të shprehë pakënaqësinë ndaj qeverisë aktuale dhe kërkesën për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.
Partia u bën thirrje mbështetësve të marrin pjesë dhe të bashkohen në aktivitetin e nesërm për të kërkuar ndryshime në drejtimin e vendit.

