Zgjedhjet në struktura, Klosi jep DATAT: Nga 21 marsi deri më 30 qershor

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi kam dhënë datat se kur do të mbahen zgjedhjet në strukturat e PS-së. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, Klosi theksoi se zgjedhjet do të mbahen nga 21 Marsi deri me 30 Qershor.

Klosi po ashtu ndau dhe detyrat për të gjithë socialistët gjatë kësaj kohe. Sipas tij objektivi kryesor është shtimi i anëtarësisë me 4 anëtarë të rinj minimalisht në çdo strukturë.

“Më 12 qershor kemi festën e 35 vjetorit të partisë. Zgjedhja e strukturave vendore do të zhvillohet nga 21 marsi deri më 30 qershor dhe kjo periudhë do të jetë e ndarë në disa segmente. Nga sot deri më 16 prill do të jetë njohja dhe analiza e çdo organizate. Nga 16 prilli deri më 13 maj do të mbahen zgjedhjet në organizatat socialiste dhe nga 16 maji më 12 qershor do të mbahen zgjedhjet e kryetarëve të partisë në bashki. Deri më 30 qershor do të bëhet konstitumi i organeve tona”, tha Klosi.