"Të vendoset sistemi fiskal që ekziston në Kosovë dhe Maqedoni"/ Berisha: Opozita ka përgatitur një draft me masa konkrete

Kryedemokrati Sali Berisha në bashkëbisedim online reagoi për rritjen e çmimit të karburanteve, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për të lehtësuar qytetarët.

Ai tha se çmimi i naftës ka shkuar në 214 lekë për litër dhe opozita ka përgatitur një plan me masa konkrete për uljen e tij.

Sipas Berishës, plani përfshin përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe rishikimin e akcizës mbi karburantet, si dhe përdorimin e një sistemi fiskal si ai i Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, për të ulur kostot për qytetarët.