Asambleja e PS/ Klosi: Mandati i katërt nuk është festë, është marrëdhënie besimi midis partisë dhe qytetarëve
Blendi Klosi hapi punimet e Asamblesë së Partia Socialiste e Shqipërisë, ku foli për rezultatet e zgjedhjeve të fundit dhe situatën politike në vend.
Ai e cilësoi fitoren e PS si një mbështetje të fortë nga qytetarët, duke e lidhur atë me dëshirën për stabilitet.
Gjatë fjalës së tij, Klosi u ndal te përgjegjësia që sjell një mandat i katërt qeverisës, duke kërkuar më shumë organizim dhe reflektim brenda shumicës.
Sipas tij, kjo fitore nuk duhet parë si diçka e zakonshme, por si një marrëdhënie besimi mes partisë dhe qytetarëve.
Ai e lexoi rezultatin jo vetëm si diferencë votash, por si dallim në besim dhe vizion politik krahasuar me kundërshtarët.
Po ashtu, u ndal edhe te vota e diasporës, ku një pjesë e madhe e shqiptarëve jashtë vendit kanë mbështetur PS-në.
Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, ai tha se Partia Socialiste ka arritur të rritet, ndërsa opozita ka dalë më e dobët. Sipas tij, rezultati erdhi nga organizimi më i mirë i PS-së dhe jo thjesht nga dobësia e kundërshtarëve.
NDIQNI MBLEDHJEN E ASAMBLESË SË PS NË ORA NEWS:

