PAMJE+AGJENDA/ Nis mbledhja e asamblesë së PS, Rama mbërrin në Gjirin e Lalëzit

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Gjirin e Lalëzit do të mbahet mbledhja e Asamblesë së PS.

Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, Rama zbret nga mjeti dhe futet në ambientet ku do të zhvillohet takimi.

Ndërkohë, mbledhja e Asamblesë ka nisur dhe duket se kryeministri ka kthyer sytë nga partia, ku në fokus është riorganizimi i saj.

Fjalën hapëse në mbledhje e ka Sekretari i përgjithshëm i PS-së Blendi Klosi, për t’ja pasuar më pas kryesocialistit, Edi Rama.

Mësohet se kryefjalë e diskutimeve do të jetë puna e Organizatave Socialiste në rang vendi, udhëzime për zgjedhjet e brendshme të partisë dhe po ashtu analizë të detajuar mbi performancën në zgjedhjet parlamentare në 2025-ën si dhe fokusin për zgjedhjet e radhës, ato në 2027-n.

Kujtojmë se socialistët do të riformatojnë strukturat e brendshme që nga baza, kryetarët e organizatave socialiste dhe zgjedhjen e forumeve të reja, proces zgjedhor që pritet të përfundojë më 12 qershor. Kjo datë përkon dhe me 35 vjetorin e krijimit të Partisë socialiste.