KUSHTI PËR KRERËT E BASHKIVE/ Rama: Kush do dojë të rikandidojë, s'do pranohet pa...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2026, 12:59
Kryeministri Edi Rama gjatë asamblesë së Partisë Socialiste vendosi një rregull të qartë për kryetarët e bashkive që duan të rikandidojnë, pa të paktën 10 kontrata të firmosura në kuadër të 'Paketës së Maleve' dhe 3 ndërmarrje të përbashkëta të miratuara, nuk do të ketë miratim për rikandidim.
Rama nënvizoi se nuk ka kthim pas dhe se bashkitë duhet të punojnë konkretisht për zhvillimin e territoreve, jo thjesht të mbajnë “punët komunale” si rutinë.
Në praktikë, kjo do të thotë që kryetarët që nuk prodhojnë rezultate konkrete do të mbeten jashtë lojës një mesazh i qartë për ata që presin të rikonfirmohen pa bërë punë.
