Opozita takon Kreun e Komisionit të Jashtëm në Bundestag/ Bardhi: Integrimi i Shqipërisë në BE, ka mbështetjen e Gjermanisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Mars 2026, 18:33
Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku zhvilluan një takim në Berlin me Armin Laschet, Kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Bundestag dhe ish-kryetar i CDU-së.
Gjatë takimit, ata diskutuan për procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe rolin e vazhdueshëm të Gjermanisë si partner kyç.
Bardhi dhe Tabaku nënvizuan se integrimi nuk është qëllim në vetvete, por duhet të shërbejë për qytetarët, duke forcuar demokracinë, shtetin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.
Ata theksuan se ka ardhur koha të kalojnë nga fjalët tek veprat për të avancuar reformat.
POSTIMI I KREUT TË GRUPIT PARLAMENTAR PD, GAZMENT BARDHI:
