Berisha uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha uroi sot besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha uroi pranimin e sakrificave gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit dhe më tepër mbarësi për qytetarët shqiptarë.
“Pas 30 ditësh agjërim, sakrifica dhe lutje besimtarët myslimanë festojnë me zemër të lehtësuar shpresën e pranimit të adhurimit dhe veprave të tyre nga Krijuesi. Duke uruar ata dhe gjithë shqiptarët Gëzuar Fitër Bajramin, le t’i lutemi Zotit për kthimin e adhurimit të besimtarëve në mbarësi për ta, familjet e tyre dhe vendin”, shkruan Berisha.
Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin. Që në orët e para të mëngjesit, besimtarë të shumtë falën Namazin e Fitër Bajramit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, që njihet ndryshe edhe si festa e mbylljes së agjërimit.
