Burimi: Protesta është rruga e vetme e mundshme për opozitën
Analisti Genc Burimi, në një lidhje live për “Ora News”, u shpreh se në kushtet aktuale politike, opozita nuk ka alternativë tjetër përveç protestës.
" Është rruga e vetme e mundshme. Të bëj një paralel me situatën në Iran, ishte rruga e veteme e mundshme për Izraelin.
Kështu edhe PD. Rruga e vetme e mundshme është protesta. Nuk them se mund të funksionojë, por nuk ka tjetër rrugë.
Rrugët legale në Parlament, siç e shihni Rama nuk pyet fare. Pra, rruga parlamentare nuk ecën, amerikanët po kthehen me Ramën, kështu që kjo politikë nuk ka tjetër rrugë veçse protestën.
Do të kisha dashur që 22 marsi të ndodhte me 12 mars, ditën në Parlament, kur ndodhi ai 'puç' Kushtetues, ku mazhoranca nuk pranoi kërkesën e SPAK-ut.
Do kishin bërë një protestë në Parlament siç e pamë para një viti e gjysëm, kur dogjën edhe karriket në sheshin para Parlamentit", u shpreh Burimi.
Ndiqni intervistën e plotë:
