"Trump mund të ruajë paqen botërore"/ Kryeministrja japoneze vlerëson presidentin amerikan dhe rolin e tij në këtë konflikt

"Trump mund të ruajë paqen botërore"/ Kryeministrja
Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, u takua me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ku vlerësoi rolin e tij në ruajtjen e paqes globale.

Ajo tha se autoritetet japoneze i kanë bërë thirrje Iranit të ndalojë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike.

Trump u shpreh se konflikti në Lindjen e Mesme do të përfundojë shpejt. Ai tha se Irani ka pësuar goditje të mëdha, duke humbur marinën, forcat ajrore dhe lidershipin e tij.

Presidenti amerikan vlerësoi gjithashtu reagimin e Japonisë dhe kritikoi NATO-n, duke theksuar se Japonia po merr masa të veçanta në situatë, ndryshe nga aleanca euroatlantike.