Trump pret në Shtëpinë e Bardhë Kryeministren japoneze/ Takaichi: Zhvillimi i a*mëve bërthamore s'duhet lejuar në Iran
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Mars 2026, 17:46
Presidenti amerikan, Donald Trump, priti në Shtëpinë e Bardhë kryeministren japoneze, Sanae Takaichi.
Gjatë takimit, Takaichi tha se ekonomia globale mund të përballet me rreziqe të mëdha, ndërsa siguria është e vështirë për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme.
Ajo shtoi se zhvillimi i armëve bërthamore nga Irani nuk duhet lejuar, duke dënuar sulmet e Iranit ndaj vendeve fqinje dhe mbylljen efektive të Ngushticës së Hormuzit.
Takimi u fokusua te bashkëpunimi në siguri dhe stabilitet global.
