LUMTURIA UDHËHEQ BOTËN/ Finlanda kryeson listën globale të lumturisë
Qytetarët e Finlandës renditen sërish si më të lumturit në botë, sipas raportit më të fundit global për mirëqenien, ndërsa vendet nordike vijojnë të dominojnë kryesimin e listës.
Qytetarët e Finlandës janë shpallur sërish njerëzit më të lumtur në botë, sipas një raporti të ri global mbi mirëqenien.
Finlanda mban vendin e parë prej disa vitesh radhazi, duke u ndjekur nga vende të tjera nordike si Danimarka, Islanda dhe Suedia, të cilat dominojnë pjesën e sipërme të renditjes.
Raporti vlerëson faktorë si të ardhurat, mbështetja sociale, shëndeti, liria dhe niveli i besimit në institucionet publike. Sipas tij, pikërisht këto elemente ndikojnë drejtpërdrejt në ndjenjën e lumturisë dhe mirëqenies së qytetarëve.
Ndërkohë, shumë vende të tjera kanë pësuar luhatje në renditje, për shkak të sfidave ekonomike, inflacionit dhe shqetësimeve të shtuara për shëndetin mendor, veçanërisht tek të rinjtë.
Emiratet e Bashkuara Arabe shfaqen në vendin e 21-të, dhe Arabia Saudite zuri vendin e 22-të, pak përpara SHBA-së.
Kosta Rika pati një paraqitje të fortë, duke u renditur në vendin e 4-t — renditja më e lartë ndonjëherë për një vend nga Amerika Latine — por më pas kthehemi te vendet nordike, me Suedinë dhe Norvegjinë që kapën përkatësisht vendet e 5-të dhe të 6-të. Tre vende të tjera në Evropë shfaqen në 10 vendet e para: Holanda në vendin e 7-të, Luksemburgu në vendin e 9-të dhe Zvicra në vendin e 10-të.
Izraeli, i vetmi vend në Lindjen e Mesme në 20 vendet e para, zuri vendin e 8-të.
SHBA-të janë në vendin e 23-të këtë vit, ndërsa Kanadaja zuri vendin e 25-të, dhe Mbretëria e Bashkuar u rendit e 29-ta. Ky është viti i dytë radhazi që asnjë nga vendet amtare anglishtfolëse - SHBA-të, Zelanda e Re, Irlanda, Australia, Kanadaja apo Mbretëria e Bashkuar - nuk shfaqen në 10 vendet e para.
Ndërkohë, vendet e rajonit të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, renditen më poshtë në këtë indeks. Shqipëria pozicionohet në pjesën e poshtme të renditjes europiane, duke reflektuar sfida që lidhen me ekonominë, mirëqenien dhe besimin institucional, megjithatë me disa përmirësime të qëndrueshme në vitet e fundit.
Ekspertët theksojnë se mirëqenia nuk lidhet vetëm me pasurinë, por edhe me cilësinë e jetës dhe marrëdhëniet sociale.
Raporti nënvizon gjithashtu se vendet që investojnë më shumë në shëndetësi, arsim dhe barazi sociale, priren të kenë nivele më të larta lumturie dhe jetë më të qëndrueshme për qytetarët e tyre.
Në fund të listës rwnditur Afganistani qw mbeti vendi më i pakënaqur në botë, në vendin e 147-të. Vendet e tjera në fund të listës janë po ashtu Zimbabve, Malavi dhe Sierra Leone
