ARRESTOHET “UJKU I VOGEL”/ Kapet në Meksikë kreu i një prej bandave më të mëdha të trafikut të dr*gës në Ekuador
Arrestohet në Mexico City një prej figurave kyce të bandave në Ekuador Ángel Morales i njohur si ujku i vogël.. Ai kërkohej për vrasjen e kandidatit për president në Ekuador Fernando Villavicencio. Operacioni u konsiderua një goditje ndaj krimit të organizuar.
Kreu i një prej bandave më të mëdha në Ecuador, Ángel Esteban Aguilar Morales, është arrestuar në Mexico City pas një operacioni të koordinuar ndërkombëtar.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe rezultonte në listën e Interpolit për disa vepra të rënda penale.
Sipas autoriteteve të Ecuador, Aguilar dyshohet si një nga organizatorët e vrasjes së kandidatit presidencial Fernando Villavicencio, i cili u qëllua për vdekje në gusht të vitit 2023 në Quito, teksa largohej nga një aktivitet elektoral. Ngjarja pati ndikim të madh në situatën politike dhe të sigurisë në vend.
Hetimet kanë lidhur Aguilar me bandën kriminale “Los Lobos”, një nga grupet më të fuqishme në trafikun e drogës në rajon. Ai konsiderohet një nga figurat kyce të botës së krimit përfshirë nga aktivitete që variojnë nga trafiku i lëndëve narkotike deri te zhvatja dhe vrasjet me porosi.
Më herët, Aguilar ishte dënuar me 20 vite burg për vrasjen e vëllait të një ish-ministri të Brendshëm, por arriti të largohej pasi përfitoi lirimin me kusht. Sipas mediave, ai ishte një nga personat që urdhëruan atentatin ndaj Villavicencio-s, por u arratis menjëherë pas ngjarjes.
Arrestimi i tij erdhi pas një ndjekjeje disa mujore nga autoritetet Kolumbian dhe Ekuador, në bashkëpunim me ato meksikane.
Zyrtarët e sigurisë e cilësojnë këtë operacion si një goditje të rëndësishme ndaj krimit të organizuar ndërkombëtar dhe një hap drejt zbardhjes së plotë të atentatit
