L*FTA IRAN-SHBA/ Trump dhe Takaichi në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan: Ky 'ekskursion' do përfundojë së shpejti

L*FTA IRAN-SHBA/ Trump dhe Takaichi në Shtëpinë e Bardhë,
Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë takimit me kryeministren japoneze, Sanae Takaichi, foli për situatën me Iranin dhe rolin e SHBA-ve në rajon.

Ai tha se Japonia do të marrë masa për të përballuar Iranin, ndërsa kritikon NATO-n për mungesë veprimi.

Trump shtoi se nuk ka vendosur trupa dhe nuk planifikon t’i vendosë, duke e quajtur situatën “një ekskursion” që sipas tij do të përfundojë shpejt.

Ai tha gjithashtu se forcat iraniane janë goditur rëndë, marina dhe aviacioni i tyre janë dobësuar, pajisjet kundërajrore janë shkatërruar dhe lidershipi i tyre është goditur.

Presidenti theksoi se ky ishte një veprim që asnjë president tjetër nuk kishte guximin ta ndërmerrte, duke vlerësuar ndikimin e SHBA-ve në rajon.