Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (17-18 Mars 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
Ballkani dhe Alpet paraqiten me vranësira dhe reshje shiu e dëbore; më të dukshme në veriperëndim të Ballkanit.

Evropa Lindore me dëborë, ndërsa Evropa Veriore dhe Perëndimore me kthjellime dhe diell.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë.

Sipas MeteoAlb, vranësira dhe reshje shiu paraqiten në të gjithë vendin; rrebeshe në veri dhe veriperëndim. Temperaturat luhaten nga 4°C – 19°C. Era fryn veriore deri 45 km/h, dallgëzim mbi 2 ballë.
 Sa i përket kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme.

Mesdheu, Ballkani dhe Italia Jugore do te priten me reshje shiu e dëbore. Alpet dhe Gadishulli Skandinav me reshje të dendura, ndërsa Ishujt Britanikë, Evropa Qendrore dhe Iberiku me mot të qëndrueshëm dhe kthjellime.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, ne vend priten vranësira dhe rrebeshe shiu, më të theksuara në veri dhe qendër; dëborë e pakët në zonat malore. Temperaturat luhaten nga 0°C – 16°C. Era fryn verilindore deri 45 km/h, dallgëzim 3 ballë.