Skandali tek AKSHI/ Nën hetim për grup kriminal, Hava Delibashi kërkon zëvendësim mase, shkak shtatzënia
Ish-zv/drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Hava Delibashi, ka paraqitur kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë, nga arrest shtëpie në një masë më të butë.
Argumenti i ish-zyrtares është shtatzania e saj, dhe se ndodhet ndodhet në muajim e katërt. Gjykata i ka kërkuar informacion SPAK se ku ndodhet me hetimet në mënyrë të shprehet për masën e sigurisë.
Aktualisht, Delibashi ndodhet nën masën “arrest në shtëpi”. Ajo është pjesë e të njëjtës dosje hetimore ku përfshihen edhe Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.
Hetimi lidhet me operacionin e SPAK, i cili goditi një grup të dyshuar kriminal brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Në kuadër të këtij operacioni, janë shpallur në kërkim edhe Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.
Masa e arrestit në shtëpi ndaj Mirlinda Karçanaj (bashkë me Hava Delibashin) u caktua nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më 18 dhjetor 2025, pasi SPAK kishte kërkuar masat e sigurisë disa ditë më herët për skandalin e abuzimeve me tenderat në AKSHI.
