SHPËRTHIMI ME TRITOL NË TIRANË/ Flet porositësi nga burgu i Fushë-krujës, Nuzi: Porosia ishte për persona të tjerë


Policia ka zbardhur detaje nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, më 10 mars, duke arrestuar 7 persona të implikuar në ngjarje.

Sipas hetimeve, Jurgen Gjonaj vendosi eksplozivin pasi kishte një borxh prej 15 mijë eurosh ndaj porositësit Sabah Nuzi.

Ky borxh lidhej me humbjen e një ngarkese droge në Gjermani.

Nuzi ka thënë se porosia ishte për llogari të personave të tjerë që kishin konflikte me Klosin, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Të arrestuarit janë Jurgen Gjonaj, Renato Balla, Kristjan Ahmerama dhe Eklips Leti, të akuzuar për “Shkatërrim të pronës me eksploziv” në bashkëpunim, dhe Glentjan Kojtari, Dorjan Hamolli dhe Geris Molla, për “Përkrahje të autorit të krimit”.

Hetimi u lehtësua nga gjetja e biçikletës së përdorur nga autori gjatë ngjarjes, e cila ishte vjedhur nga Kristjan Ahmerama dhe fshehur në zonën e Laprakës.

Mbajtja nën vëzhgim e tij ndihmoi policinë të identifikonte dhe arrestonte personat e tjerë të përfshirë.