Pak javë pas ekstradimit nga Dubai, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Durim Bamit, kërkon gjykim të shkurtuar

Pak javë pasi u ekstradua nga Dubai, GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen Durim Bamin dhe disa persona të tjerë.

Mes personave që janë nën akuzë është dhe Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Marklen Haka, Altin Morina, Jozi Kraja.

Ata akuzohen nga prokuroria e posaçme për disa krime të ndodhur mes tyre dhe tentativa për vrasje, sigurim kushtesh, si dhe kultivim droge.

Të gjithë kërkuan gjykim të shkurtuar, por këtë kërkesë të të pandehurve do të shqyrtohet në seancën e radhës.